×
Tuesday, July 23, 2024

Balla përshëndet marrëveshjen financiare të Eurogrupit: Projekti Europian do të dalë më i fortë nga kjo krizë

April 10, 2020


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mbrëmjen e djeshme nga Eurogrupi mbi paketën financiare për COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se marrëveshja dëshmoi se Bashkimi Europian është shtëpia e përbashkët, ku sfidat dhe përgjegjësitë ndahen mes anëtarëve të familjes.

Sipas Ballës, kjo marrëveshje është vetëm beteja e parë ndaj shumë betejave të tjera që BE duhet të përballet për shkak të pasojave dramatike qe ka shkaktuar pandemia COVID-19 për të gjithë Europën.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Bashkimi Europian🇪🇺 është shtëpia e përbashkët, ku sfidat dhe përgjegjësitë ndahen mes anëtarëve të familjes. Marrëveshja e mbrëmshme e Eurogrupit mbi paketën financiare dëshmoi se solidariteti dhe shpirti europeist triumfoi.

Kjo marrëveshje është vetëm beteja e parë ndaj shumë betejave të tjera që BE duhet të përballet për shkak të pasojave dramatike qe ka shkaktuar pandemia COVID-19 për të gjithë Europën. Marrëveshja e arritur është një mesazh i qartë dhe i vendosur jo vetëm për vendet anëtare të BE-së, por edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke vërtetuar që projekti Europian do të dalë më i fortë nga kjo krizë, të cilën kancelarja gjermane Angela Merkel e ka quajtur me të drejtë një nga më të vështirat që prej Luftës së Dytë Botërore.

ëndrraEuropianeVazhdon🇪🇺

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments