Balla mirëpret dy shqiptaro-amerikanë në Kuvend, investim i ri strategjik në agro-turizëm për Rrogozhinën

23 Jun 2026 11:00
Shpërndaje:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar në rrjetet sociale një histori suksesi që lidh diasporën shqiptare me investimet në atdhe.
Balla ka zhvilluar një takim me Saimir dhe Jonida Gjokën, dy shqiptaro-amerikanë të suksesshëm, të cilët kanë vendosur të kthejnë vëmendjen drejt vendlindjes me një projekt ambicioz agro-turizmi në Rrogozhinë.

Të frymëzuar nga Paketa e Maleve, ata synojnë të ndërtojnë një investim që pritet të shndërrohet në një model të ri zhvillimi për zonën, duke ndërthurur traditën, bujqësinë dhe turizmin. Projekti shihet si një mundësi e rëndësishme për gjallërimin ekonomik të Rrogozhinës dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Balla thekson se kjo është dëshmi e besimit që shqiptarët e diasporës kanë tek potenciali i Shqipërisë, duke theksuar se rikthimi i investimeve nga bashkëatdhetarët është një sinjal i fortë për të ardhmen ekonomike të vendit.

Reklamë Ola