Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, zhvilluan një vizitë në një prej kantiereve të investimeve publike në Kamëz, ku u njohën nga afër me ecurinë e punimeve dhe zhvilluan bashkëbisedime me qytetarët e zonës.
Gjatë bisedave, një prej qytetarëve u shpreh se, megjithëse prej vitesh ka mbështetur Partinë Demokratike, ka zgjedhur të votojë Rakip Sulin, duke vlerësuar punën konkrete, investimet dhe shërbimin e ofruar për komunitetin.
Në fjalen e tij Balla theksoi se sot qytetarët vlerësojnë më shumë rezultatet dhe punën e bërë sesa ndarjet politike. “Kur vjen fjala te puna, mbështetja shkon për ata që sjellin rezultate konkrete”, u shpreh Balla.
Balla nënvizoi se besimi i qytetarëve fitohet përmes punës së përditshme dhe angazhimit për të përmirësuar jetën e komuniteteve.


