Maroku: Dezinformimi dhe trafikantët nxitën fluksin drejt Ceutës

03 Aug 2026 15:15
Shpërndaje:

Qeveria e Marokut deklaroi se dezinformimi në rrjetet sociale dhe aktiviteti i rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore janë faktorët kryesorë që nxitën kalimin masiv të emigrantëve drejt enklavës spanjolle të Ceutës.

Sipas Ministrisë së Brendshme marokene, fluksi u shkaktua nga informacione të rreme të përhapura në rrjetet sociale, veprimtaria e trafikantëve dhe keqinterpretimi i një vendimi të një gjykate spanjolle, i cili krijoi bindjen se emigrantët mund të hynin në Evropë pa u kthyer menjëherë.

Sipas autoriteteve spanjolle, deri të premten rreth 50 000–60 000 emigrantë kishin hyrë në Ceuta nga Maroku brenda pak ditësh. Ndërkohë, autoritetet marokene e vlerësuan numrin në rreth 40 000 persona, ndërsa njoftuan se 1 135 emigrantë u drejtuan drejt enklavës tjetër spanjolle, Melilla, ku, sipas tyre, u kthyen menjëherë.

Reklamë Ola

Sa i përket viktimave, Maroku raportoi 11 persona të vdekur, ndërsa autoritetet spanjolle thanë se të paktën 72 emigrantë humbën jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar drejt Ceutës.

Ministria e Brendshme e Marokut bëri të ditur se bashkëpunimi me autoritetet spanjolle po vazhdon për të verifikuar raportimet mbi viktimat dhe për të identifikuar personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Reklamë InterMedika