Holandë, Inflacioni në nivelin më të lartë në 47 vitet e fundit

06 Sep 2022 16:31
Shpërndaje:

Inflacioni në Holandë arriti në 12 për qind në gusht për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, niveli më i lartë vjetor që nga viti 1975 në vend.

Instituti i Statistikave të Holandës (CBS) publikoi të dhënat e inflacionit në vend për muajin gusht, sipas të cilave inflacioni vjetor, i cili ishte 10,3 për qind në korrik, u rrit në 12 për qind në gusht. Shifrat e publikuara tregojnë për inflacionin më të lartë që nga viti 1975.

Kontributin më të madh për rritjen e inflacionit e përbën rritja e çmimeve të energjisë, e cila në gusht, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, është rritur për 151 për qind.

Reklamë Ola

Po ashtu, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, në gusht rritje çmimesh regjistruan edhe ushqimet me 13,1 për qind.