Video/Presidenca e OSBE-së, Rama viziton pikën e kontrollit ‘Stanica Luganska’ në Ukrainë
Kryetari i OSBE-së, Kryeministri Edi Rama vizitoi sot bazën e “Shiroky” në qytetin lindor Kharkivit, Ukrainë dhe pikën e Kontrollit “Stanica Luganska”, ku ndahet edhe zona e konfliktit.
Gjatë vizitës, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së Rama pa nga afër situatën, ndërsa u takua më pas me forcat ushtarake që ndodhen në bazën e “Shiroky”.
Po ashtu, Rama vizitoi edhe pikën e Kontrollit “Stanica Luganska”, ku ushtarakët ukrainas e njohën me situatë,.në zonën e nxehtë të konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë.
Bashkë me delegacionin që e shoqëron, Rama u nis mëngjesin e sotëm me një helikopter ushtarak nga aeroporti Chuguev në Kharkivit, Ukrainë.
Vizitën e tij të parë zyrtare si President i OSBE-së, Kryeministri Edi Rama e zhvilloi në Ukrainë dhe kjo sipas tij, “reflekton rëndësinë e madhe që i jep adresimit të krizës në dhe rreth Ukrainës”.
Gjatë qëndrimit në Ukrainë Kryeministri Rama zhvilloi takime me autoritetet më të larta të vendit.
Eunews.al