×
Saturday, February 15, 2025

UNESCO: Janë rritur aktet e dhunës ndaj gazetarëve

June 22, 2020


Drejtorja e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, shprehu sot shqetësimin për rritjen e akteve të dhunës ndaj gazetarëve, të cilët mbulojnë tubimet, duke kujtuar se liria e shprehjes është një element thelbësor i demokracisë.

“Mbulimi i ngjarjeve të drejtpërdrejta është në zemër të punës gazetareske”, theksoi Azoulay.

“Kjo punë është thelbësore për të garantuar lirinë e shtypit dhe të drejtën e informacionit”, këmbënguli ajo.

Organizata vuri në dukje se, vitet e fundit, valët e protestave në të gjithë botën kanë treguar rreziqet e përdorimit joproporcional të forcës nga forcat e ligjit kundër gazetarëve.

Që nga viti 2013, UNESCO ka trajnuar më shumë se 3 400 anëtarë të personelit të zbatimit të ligjit në 17 vende dhe afro 17 000 gjyqtarë e aktorë gjyqësorë në Amerikën Latine dhe Afrikë, me qëllim që këta aktorë të ndryshëm të kuptojnë të drejtën themelore të lirisë së shtypit, si edhe rolin thelbësor të medieve në demokraci.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments