×
Wednesday, February 12, 2025

Trump pas votimit në Senat: Demokratët të pandershëm dhe të korruptuar

February 7, 2020


Pas fitores në procesin gjyqësor në Senat që synonte shkarkimin tij, Presidenti amerikan Donald Trump u shfaq të enjten duke tundur një nga të përditshmet amerikane e cila shkruante me shkronja kapitale “i pafajshëm”, si dhe me kritika të ashpra ndaj kundërshtarëve të tij.


Disa orë pasi e tregoi të njëjtën gazetë para të pranishmëve në Mëngjesin e Lutjeve, zoti Trump bëri të njëjtën gjë përpara se të niste fjalimin në Shtëpinë e Bardhë rreth asaj që e cilësoi një “festë” mbi lirimin e tij nga akuzat e ngritura nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Zoti Trump këmbënguli jo për herë të parë se ai nuk ka bërë asgjë të keqe, duke shtuar se: “ne kaluam padrejtësisht nëpër një situatë tejet të vështirë“.

Gjatë ceremonisë së përvitshme Mëngjesi i Lutjeve Presidenti Donald Trump, i cili përballet me një fushatë të ashpër për t’u rizgjedhur i quajti “të pandershëm dhe të korruptuar” demokratët të cilët u përpoqën ta shkarkojnë, ndërkohë që akuzoi disa prej armiqve të tij politikë se kanë përdorur fenë për të justifikuar veprimet e tyre të gabuara. Megjithëse nuk e përmendi me emër zoti Trump i referohej senatorit republikan Mitt Romney, lidhur me votën e tij pro akuzës për abuzim me detyrën.

Siç e dinë të gjithë“, – tha Presidenti Trump, – familja ime, vendi ynë i shkëlqyer dhe Presidenti juaj u vu në një provë të tmerrshme nga disa njerëz shumë të pandershëm dhe të korruptuar”. “Ata bënë gjithçka ishte e mundur për të na shkatërruar dhe duke vepruar kështu e dëmtuan shumë vendin tonë”, tha Presidenti Trump.

Të merkurën në një votim kryesisht në linja partiake, Senati e liroi Presidentin Trump nga akuzat për shpërdorim detyre dhe pengim të Kongresit, duke votuar kundër shkarkimit të tij.

Presidenti Trump po kandidon për zgjedhjet që do të mbahen më 3 nëntor dhe gëzon mbështetje të fortë nga të krishterët ungjillorë dhe katolikët konservatorë. Pa përmendur emra, ai kritikoi disa nga kundërshtarët e tij se përdorën besimin fetar për të justifikuar veprimet e tyre gjatë procesit në Senat.

Senatori republikan Mitt Romney, i cili është mormon, përmendi besimin e tij fetar kur votoi për shkarkimin e Presidentit Trump në Senat nën akuzën për shpërdorim pushteti.

Pas votimit në Senat, demokratët duket se janë të pasigurtë për hapat e tyre të ardhshme në hetimet kundër Presidentit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments