“Të punojmë së bashku për negociatat, rëndësi vazhdimi i reformave”

28 Sep 2020 13:30
Shpërndaje:

Genoveva Ruiz Calavera, Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian zhvilloi një takim virtual me Kryenegociatorin e Shqipërisë, Zef Mazi.

Në takim u shpreh Calavera u rishikua progresi i Shqipërisë përpara paketës së zgjerimit dhe u nënvizua rëndësia e vazhdimit të reformave.

Calavera theksoi rëndësinë e punës së bashku në negociatat e pranimit në BE.

Reklamë Ola

“Takimi i parë shumë i mirë me Kryenegociatorin e Shqipërisë, Zef Mazi dhe ekipin sot. Rishikuam progresin e Shqipërisë përpara paketës së zgjerimit dhe nënvizuam rëndësinë e vazhdimit të reformave. Shohim përpara për të punuar së bashku për negociatat e pranimit në BE-në”, tha Calavera pas takimit.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x