×
Wednesday, August 10, 2022

“Spiunazhi ekonomik”, Bankers Petroleum akuzon ish-drejtuesin Leonidha Çobo

May 18, 2020

Ish drejtues i lartë i “Bankers Petroleum Albania Ltd”, Leonidha Cobo, paditet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier.

Burime zyrtare në Gjykatën e Fierit kanë bërë të ditur për Televizionin News24 se z.Cobo është paditur për shkelje të rëndë të ligjit dhe të marrëveshjes së konfidencialitetit të nënshkruar mes palëve, pasi ka bërë publike informacione tepër konfidenciale të shoqërisë, ka lejuar konflikt interesi me kontraktore, themelimin e shoqërive tregtare me aktivitet konkurent duke perdorur informacionin konfidencial të shoqërisë të përfituar gjatë kohës së marrëdhenies së punës me BPAL, si dhe veprime të kryera me dashje, të cilat kanë shkaktuar dëmtim të imazhit të shoqërisë, përkthyer kjo edhe në dëme të konsiderueshme financiare, që në një vleresim paraprak arrijnë në miliona euro.

Padia është dorëzuar nga shoqeria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka paditur ish drejtorin e pergjithshem Z. Leonidha Cobo, për shkak të veprimeve të tij të kundraligjshme, në shkelje flagrante të ligjit, kombëtar dhe atij ndërkombëtar, nëpërmjet ekspozimit të informacionin konfidencial tek palët e treta, duke e përdorur këtë informacion për përfitime personale të tij dhe të të tretëve.

Në të njëjtën linjë me Z.Leonidha Cobo ka vepruar edhe ish CEO i shoqërisë Z. Sunnel Gupta, i cili ka përdorur këto informacione konfidenciale duke shkelur marrëveshjen e lidhur për ndalimin e konkurrences me Bankers, marrëveshje kjo e nënshkruar dhe e vlefshme për periudhën 12-24 mujore pas përfundimit të marrëdhënies së punës.

Nga informacionet e deri tanishme, rezulton se ish- drejtues të kompanisë duke përfshirë ish Drejtorin Ekzekutiv të Bankers Petroleum Limited, Z. Suunel Gupta, ish- drejtorin e Planifikimit të Korporatës, Z. Justin Kereluk, ish-konsulentin ligjor, Z. Trent Mercier, dhe ish-konsulentin për shitjet Z. Massimilliano Calabro, ne bashkepunim me Z. Cobo kanë planifikuar skenarin e përdorimit te informacionit konfidencial kundër Bankers edhe pse në konflikt interesi.

Duke qenë se marrëveshjet e konfidencialitetiy janë ende në fuqi, Z. Justin Kereluk i cili ka punuar si për Bankers Petroleum Limited me zyrë në Kanada dhe për Bankers Petroleum Albania Ltd, i larguar në fund të vitit 2018, do të paditet për shkelje të marreveshjes me Bankers të vlefshme pas përfundimit të marrëdhënies së tij të punës, më specifikisht për ekspozim të informacionit konfidencial të biznesit gjatë marrëdhënies së punes me shoqërinë.
Ndërkohë, Z. Trent Mercier I cili ka mbajtur rolin e konsulentit ligjor në Kanada për më shume se 10 vjet, pozicion i mbajtur deri në Mars të 2020, dyshohet të ketë kryer thyerje të rëndë të etikes profesionale gjatë angazhimit të tij ndaj kompanise si avokat gjithashtu.

Raportohet gjithashtu se Z. Massimilliano Calabro që ka mbajtur pozicionin e Konsulentit për Shitjet e Naftës Bruto për gati 10 vjet, kontrata e të cilit ka përfunduar në fund të muajit Prrill 2020, është përfshirë gjithashtu në shkelje të rëndë të konfidencialtitetit, të mirëpërcakuar në kontratën ndërmjet shoqërisë që ai përfaqesonte dhe Bankers.

Konfirmohet se Bankers është duke përgatitur padinë në Kanada për Z. Suunel Gupta, Z. Kereluk dhe Z. Mercier.

Sipas Bankers Petoleum Albania, ka prova se Z. Leonidha Cobo është i përfshirë drejpërdrejt në transaksione me furnitorë e nënkontraktorë të BPAL, në shkelje të cdo ligji kombëtar dhe ndërkombëtar që rregullojnë këtë fushë, duke marrë personalisht dhe periodikisht, në formën e “komisioneve” pagesa nga nënkontraktorët e Bankers, në formën e shpërblimit për aksesin që i jepej këtyre nënkontraktorëve për “t’u lejuar” të punonin medhe perBPAL.
Kjo është padia e dytë e kryer nga kompania për ish-Drejtues të Bankers të cilët dyshohet se kanë abuzuar me detyrën.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments