×
Tuesday, February 11, 2025

Sllovakia kundër Fondeve të Rimëkëmbjes : “Italia ka borxhe, nuk reformohet dhe merr pjesën më të madhe të parave të BE”

June 27, 2020


Plani i Rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh, i propozuar nga Komisioni Evropian i Ursula von der Leyen nuk është “i arsyeshëm”, ai është shumë “ekstrem”, dhe është i padrejtë sepse ndihmon veçanërisht vendet më pak të virtytshme, si Italia, e udhëhequr nga Giuseppe Conte.

Kështu mendon Ministri i Ekonomisë së Sllovakisë, Richard Sulík, i cili shprehu kundërshtimin e tij për ndërhyrjen e krijuar për të kapërcyer krizën për shkak të pandemisë koronavirus dhe vuri gishtin posaçërisht tek Italia, fajtor që është një ekonomi e padisiplinuar. “Italia, e cila prodhon borxhin më të lartë dhe bën më pak reforma, do të marrë ndihmën më të madhe prej 80 miliardë eurosh,” u ankua përfaqësuesi i konservatorëve të Lirisë dhe Solidaritetit në një intervistë për gazetën Konzervatívny denn denk Postoj.

Sulík akuzoi BE-në se ka harxhuar shumë kohë, dhe se kishte “dhjetë vjet për të përmirësuar zonën e euros dhe BE-në në tërësi“, ndërsa në vend të kësaj “neglizhon faktin që Italia, Spanja dhe Franca nuk i plotësojnë parametrat e Maastricht “, i cili imponon objektivin e një deficiti maksimal prej 3% dhe një borxhi prej 60%, ndërsa ai Italian, për shembull, është 134%, dhe ” nuk bën reforma të mjaftueshme ” sipas Ministrit të Ekonomisë Sllovak.

Është e qartë se, megjithatë, bërja e borxhit është e nevojshme për të dalë nga kriza, pavarësisht kësaj, ministri Sllovak nënvizon se “nëse në të kaluarën këto vende do të kishin respektuar parametrat e komunitetit, ata tani do të ishin shumë më të përgatitur për t’u përballur me sfidat aktuale“.

Duke folur për fondin e rimëkëmbjes, ai tha “i befasuar që gjermanët ranë dakord”, duke thënë se ai do të priste “një qëndrim tjetër nga ata”. Sulík tha se ai ishte përgjithësisht në favor të idesë së një plani me fonde publike për të dalë nga kriza, por sipas mendimit të tij ky plan “duhet të jetë i një niveli të arsyeshëm, jo ​​i një forme kaq ekstreme“.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments