Bordi i Paqes: Jemi në një moment të tensionuar për Gazën

03 Aug 2026 09:29
Shpërndaje:

Një zyrtar i Bordit të Paqes deklaroi se situata në Gaza mbetet e tensionuar, ndërsa Izraeli vazhdon sulmet ajrore dhe zyrtarë të lartë izraelitë kanë bërë të ditur se nuk kanë rënë dakord për ndërprerjen e operacioneve ushtarake.

Sipas mediave izraelite, zyrtari tha se palët po përpiqen të kapërcejnë pengesat për të arritur fillimisht një qetësi në terren.

“Ka pasur shumë retorikë dhe shumë gjëra të thëna, dhe tani disa veprime në orët e fundit. Po përpiqemi të kalojmë pengesën dhe thjesht të arrijmë një qetësi, sepse mendoj se ky është hapi i parë kritik”, u shpreh ai.

Reklamë Ola

Sipas autoriteteve lokale të shëndetësisë në Gaza, sulmet ajrore izraelite gjatë natës dhe të dielën shkaktuan të paktën nëntë viktima. Ndërkohë, ministri izraelit i Energjisë, Eli Cohen, deklaroi se operacionet ushtarake do të vazhdojnë, pavarësisht se Hamasi ka nënshkruar një plan çarmatimi të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe raportimeve se Izraeli kishte pranuar një armëpushim.

Zyrtari i Bordit të Paqes theksoi se ndërprerja e operacioneve ushtarake mbetet një element kyç i planit të paqes.

Reklamë InterMedika

“Është shumë e qartë se plani tregon se ndërprerja e operacioneve ushtarake është një element kyç që ne punojmë për ta arritur. Nëse shikoni hartën rrugore nga momenti kur filluam këtë negociatë deri kur e përfunduam, shumë pak ka ndryshuar. Ne kemi qëndruar te parimet me të cilat filluam në fillim. Kjo është zbatimi i planit gjithëpërfshirës të paqes që Presidenti Trump zbuloi vitin e kaluar, i cili u sanksionua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Izraeli pranoi të dyja dhe është mbajtur plotësisht i informuar për zbatimin e tij”, tha ai.