×
Tuesday, July 14, 2026

Shqipëria mbyll sot tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

July 14, 2026


Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë Konferencës së nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE që do të zhvillohet në Bruksel.

Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, do të formalizojë mbylljen e Kapitullit 25 – Shkenca dhe Kërkimi, Kapitullit 26 – Arsimi dhe Kultura dhe Kapitullit 30 – Marrëdhëniet me Jashtë, fusha në të cilat Shqipëria konsiderohet e harmonizuar me legjislacionin dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Konferenca është planifikuar të nisë në orën 19:00, ndërsa në orën 20:00 do të zhvillohet një konferencë për shtyp, ku pritet të bëhet një përditësim mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian.

Mbyllja e këtyre kapitujve vjen pas përmbushjes nga Shqipëria të kritereve të ndërmjetme (IBAR), një etapë kyçe që i hap rrugën avancimit të mëtejshëm të negociatave me BE-në.

Pas këtij zhvillimi, vendi do të duhet të plotësojë kushtet për mbylljen e 30 kapitujve të tjerë negociues, me objektivin që procesi teknik i negociatave të përfundojë deri në vitin 2027.

Megjithatë, anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian do të mbetet një vendim politik, i cili kërkon miratimin unanim të të 27 shteteve anëtare të BE-së.




Comments are closed.