×
Sunday, September 8, 2024

Shqipëria 11 vjet në NATO, Kim: Forcat amerikane dhe shqiptare kanë derdhur gjak sëbashku

April 4, 2020


“Prej 11 vjetësh, që kur Shqipëria u bë aleate në NATO, forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot së bashku”.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim kujtoi sot 11-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Ajo theksoi se së shpejti, NATO do të ketë një ndërtesë në Kuçovë.

Ambasadorja Kim u shpreh se, “Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë”.

“Prej 11 vjetësh, që kur Shqipëria u bë aleate në NATO, forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot së bashku në Afganistan, Irak, Bosnjë-Herzegovinë, Kosovë dhe Letoni. Së shpejti, NATO do të ketë një ndërtesë në Kuçovë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë”, tha ambasadorja Yuri Kim.

Më 4 Prill 2009 në 60-vjetorin e themelimit të NATO-s u firmos traktati që e bëri Shqipërinë vend me të drejta të plota në këtë aleancë, pas dorëzimit të dokumentacionit përkatës në Departamentin Amerikan të Shtetit, me 1 prill së bashku me Kroacinë.

Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në vitin 2008, në Samitin e Bukureshtit, ndërsa u ul si vend anëtar me të drejta të plota në takimin e përfaqësuesve të lartë të NATO-s në samitin e Strasburg-Këln.

Ndërsa më 7 prill 2009, u ngrit flamuri i Shqipërisë në selinë e NATO-s. Shqipëria u bë vendi i 27-të anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.

/gj.mima/j.p/Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments