‘Shpresat’ te vaksina Pfizer, vullnetarët zbulojnë efektet anësore

11 Nov 2020 12:33
Shpërndaje:

Vullnetarët të cilët provuan vaksinën Pfizer kanë treguar për efektet anësore që shkakton ajo. Vaksina ka një efektshmëri prej 90% për të parandaluar infektimin nga Covid-19. Nëse vaksina kalon të gjitha kontrollet e sigurisë, do të ketë një implikim të thellë për menaxhimin e koronavirusit të ri i cili ka përfshirë botën.

Vullnetarët e parë që morën vaksinën e re kanë përshkruar një sërë efektesh anësore. Ata kanë treguar se vaksina e Pfizer ka një ngjashmëri me vaksinën e gripit, me efekte anësore që përfshijnë dhimbje koke, dhimbje muskulore dhe ethe.

Vullnetari Glenn Deshields, 44 vjeç, nga Austin, Texas, e përshkroi atë si “një dhimbje koke e rëndë nga pirja” (hangover), por tha që shumë shpejt u bë më mirë.

Reklamë Ola

Është e rëndësishme të theksohet se prova është dyfish e verbër, që do të thotë se pjesëmarrësit nuk e dinë nëse po marrin vaksinën ose një placebo. Një placebo është një substancë ose trajtim i cili është krijuar që të mos ketë vlerë terapeutike. Placebo-të e zakonshme përfshijnë tableta inerte (si pilulat e sheqerit), injeksione inerte (si kripërat).

Por Carrie, beson se ajo ishte vaksinuar me Pfizer për shkak të efekteve anësore që përjetoi.

Reklamë InterMedika

Po kështu, simptomat e zgjatura të Deshields e kanë konfirmuar atë. Tronditja ndaj sistemit të tij imunitar e bëri atë të sigurt për vaksinën, gjithashtu ai u shpreh se ishte “shumë i emocionuar” nga lajmi se Pfizer kishte efektshmëri 90%.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x