×
Sunday, May 31, 2020

SHBA, Trump shtyn datën e Samitit të G7

May 31, 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të shtyjë Samitin G7 të planifikuar për këtë vit, me qëllim që të ftojë edhe liderët e shteteve tjera që nuk janë pjesë e G7-ës.

“Nuk mendoj se përfaqëson në mënyrë të duhur atë cfarë po ndodh në botë. Është një grup i vjetër i shteteve”, tha Trump të shtunën.

Grupi G7, nikoqir i të cilit do të jetë SHBA këtë vit, përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania.

Trump tha se Rusia, Koreja e Jugut dhe Australia e India duhet të ftohen.

Trump tha se do të shtyjë samitin deri në shtator, e që ishte planifikuar të mbahej në qershor.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka refuzuar ftesën e presidentit amerikan, Donald Trump për të marrë pjesë në samitin e grupit G7, në Shtetet e Bashkuara.

“Marrë parasysh situatën me pandeminë, ajo nuk është pajtuar për pjesëmarrje personale dhe udhëtim drejt Uashingtonit. Ajo natyrisht se do të vazhdojë të vëzhgojë zhvillimet rreth pandemisë”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Grupi G7 përbëhet nga shtatë shtetet më të industrializuara në botë.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për