×
Friday, September 13, 2024

Sezoni i ri parlamentar/ Rama mbledh kabinetin qeveritar, zbulohet data

August 14, 2024


Kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar më datat 28-29 gusht në nisje të sesionit të ri parlamentar.

Mësohet se ministrat janë njoftuar se duhet të kenë gati një analizë të punës dhe objektivave të dikastereve përkatëse.

Vendi se ku do të mbahet takimi ende nuk u është bërë me dije ministrave, por Himara mund të jetë një nga destinacionet e përzgjedhura nga kryeministri Rama për të “festuar” fitoren e 4 Gushtit.




Comments are closed.