×
Wednesday, June 17, 2026

Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri

June 17, 2026


Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar zyrtarisht Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri, duke përmbyllur procesin e emërimit të tij në postin diplomatik në Tiranë.

Gjatë seancës së zhvilluar në Senat, kandidatura e Wendt u miratua me 51 vota pro dhe 47 vota kundër, duke siguruar mbështetjen e nevojshme për konfirmimin përfundimtar.

Votimi në Senat erdhi pasi kandidatura e tij kishte kaluar më herët edhe filtrin e komisionit përkatës senatorial, i cili kishte dhënë miratimin paraprak për emërimin.

Me vendimin e sotëm, Eric Wendt do të përfaqësojë zyrtarisht Shtetet e Bashkuara në Shqipëri, ndërsa pritet të marrë detyrën në Tiranë në ditët në vijim.

Wendt vjen në këtë post pas një karriere të gjatë në shërbim të Shteteve të Bashkuara, me eksperiencë të spikatur në strukturat ushtarake amerikane.

Emërimi i tij vjen në një periudhë kur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së vijojnë të konsiderohen strategjike, me bashkëpunim të ngushtë në fushat e sigurisë, mbrojtjes, drejtësisë dhe integrimit euroatlantik.




Comments are closed.