×
Wednesday, June 10, 2026

Salla takon ekspertët e FAO-s, në fokus reforma e tokës bujqësore

June 10, 2026


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një takim me ekspertët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), ku u diskutua ecuria e projektit “Mbështetje për përmirësimin e menaxhimit të tokës dhe zhvillimin rural lokal në kontekstin e anëtarësimit në BE”.

Në fokus të bisedimeve ishte progresi i reformës së konsolidimit të tokës bujqësore, e cilësuar si një hap strategjik për modernizimin e sektorit bujqësor, rritjen e konkurrueshmërisë së fermave dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.

Sipas ministrit Salla, përmes kësaj nisme po hidhen bazat për një përdorim më efikas të tokës bujqësore, rritjen e sigurisë juridike për fermerët dhe krijimin e njësive bujqësore më funksionale.

Ai theksoi se reforma synon përafrimin e sektorit me standardet dhe praktikat më të mira të Bashkimit Europian, duke kontribuar në përgatitjen e bujqësisë shqiptare për sfidat dhe mundësitë që sjell procesi i integrimit europian.

Ministria e Bujqësisë vlerëson se konsolidimi i tokës mbetet një nga elementët kyç për rritjen e produktivitetit, investimeve dhe zhvillimit afatgjatë të bujqësisë në vend.




Comments are closed.