×
Wednesday, May 25, 2022

Rritet numri i azilkërkuesve në Europë

December 26, 2019

Në të gjithë Bashkimin Europian, numri i azilkërkuesve që bëjnë kërkesë për azil për herë të parë deir në shtator të këtij viti ka shënuar  rritje me 8,6%, nga 435.610 vetë në 473.215 persona. Kjo paraqet një ndryshim të trendit, sipas Eurostat. Deri më tani numri i azilkërkuesve pas nivelit maksimal të 1,2 milionë personave në vitin 2015, ka rënë nga viti në vit. Më shumë kërkesa për azil ka pasur Franca dhe Spanja. Kurse vendet kryesore origjinë janë Siria, Afganistani, Venezuela.

Ndryshe nga disa vende të BE, në Gjermani numri i azilkërkuesve ka shënuar rënie, 13%, sipas të dhënave të Eurostat. Nga janari deri në nëntor 2019, kanë kërkuar azil për herë të parë në Gjermani 133.270 vetë, bëjnë të ditur mediat e grupit mediatik, “Funke Mediengruppe”. Që në vitin 2018 u shënua një rënie e kërkesave për azil në Gjermani. Edhe Ministria e Punëve të Brendshme në Gjermani kishte bërë të ditur rënien e kërkesave për azil në Gjermani.

DW

0 0 votes
Article Rating
Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments