×
Thursday, March 27, 2025

Raporteri për Çështjet Europiane në Bundestag, Hahn: Përgëzojmë Kuvendin e Shqipërisë që përmbushi kërkesën e Bundestagut

July 30, 2020


Ne përgëzojmë Kuvendin e Shqipërisë për përmbushjen e kërkesës së Bundestagut për të miratuar një Reformë Zgjedhore, të bazuar në rekomandimin e OSBE-së dhe ODIHR-it për të demokratizuar më tej procesin zgjedhor, shkruan në një reagim në Twitter, Raporteri për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, Florian Hahn.

”Të gjitha palët duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për të mirën e Shqipërisë”, përfundon ai.

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot për ndryshimet në Kushtetutë, me 106 vota pro, 10 kundër dhe 6 deputetë të cilët nuk morën pjesë në votim.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm 116 deputetë nga 122 gjithsej, prej të cilëve vetëm 10 votuan kundër këtyre ndryshimeve.

Amendimi i nenit 64 dhe 68 të Kushtetutës krijon mundësinë e hapjes së listave ku qytetarët mund të votojnë edhe për partinë dhe për kandidatin për deputet, ndërsa ndryshon dhe formula e koalicioneve.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments