×
Sunday, June 21, 2026

Rama: Shkolla e re “Sulejman Elezi” në Kamëz gati për vitin e ri shkollor

June 21, 2026


Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel pamje nga shkolla e re “Sulejman Elezi” në Kamëz, e cila pritet të hapë dyert për nxënësit me nisjen e vitit të ri shkollor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se investimi i ri në infrastrukturën arsimore do t’u ofrojë nxënësve kushte moderne dhe standarde bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor.

Sipas kryeministrit, shkolla e re do të mirëpresë 520 nxënës, duke krijuar ambiente më të mira për edukimin dhe formimin e tyre.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër shkollë të re, ‘Sulejman Elezi’ në Kamëz, e cila në sezonin e ri shkollor do të presë 520 nxënës në kushte dinjitoze, ju uroj një të diel të paqtë”, shkroi Rama në Facebook.

Ndërtimi i shkollës së re është pjesë e investimeve të ndërmarra në sektorin e arsimit, me synim përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe krijimin e kushteve më cilësore për nxënësit dhe stafin pedagogjik.




Comments are closed.