×
Wednesday, September 16, 2020

Rama ‘mbron’ Erdogan në mes të Athinës: Nuk është antigrek, duhet dialog që të kemi zgjidhje

September 16, 2020

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Athinë, të organizuar nga “The Economist”, ka marrë “në mbrojtje” Presidentin e Turqisë Erdogan duke thënë se ai nuk është antigrek.

“Pa asnjë dyshim presidenti turk nuk është një person anti grek, një politikan anti grek. Dhe e shkuara ka treguar që kur ka dialog, ka zgjidhje. Thjesht dialog i mirëfilltë. Asgjë nuk është e thjesht por jam i bindur se është e mudnur. Marrëdhëniet greko-turke mund të jenë një me vlerë për gjithë Europën”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, në lidhje me çështjen e detit, Rama tha se kur të bëhet fjalë për të tilla çështje në vazhdim, të dy vendet të ndihmohen nga një palë e tretë. “Kur të bëhet fjalë për çështje detare, unë them të kemi një palë të tretë që na ndihmon miqësisht, ose nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare. Kjo të jetë e drejtë dhe të mos përdoret nga patriotët atje dhe këtu”, tha kryeministri Rama.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për