Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së dhe kabinetin qeveritar, në fokus bilanci i punës dhe protesta

24 Jul 2026 08:59
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar, në një takim ku do të bëhet bilanci i punës së institucioneve dhe do të diskutohet edhe për zhvillimet e fundit politike.

Mbledhja do të nisë në orën 09:30, ashtu siç njoftoi vetë Rama një ditë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas informacioneve, i pari që do të marrë fjalën do të jetë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të paraqesë një raport mbi drejtimin e Kuvendit, si edhe mbi procesin e përfshirjes së teknologjisë në funksionimin e institucionit.

Reklamë Ola

Më pas, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, do të prezantojë bilancin e punës së grupit gjatë këtij sesioni parlamentar, duke u ndalur te angazhimi i deputetëve në komisionet parlamentare dhe pjesëmarrja e tyre në seancat plenare.

Takimi do të mbyllet me fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili pritet të ndalet edhe te protesta, për të cilën paralajmëroi se do të shprehë qëndrimin e tij.

Reklamë InterMedika