Rama bisedë me kancelaren Merkel/ Plani i madh i investimeve të BE dhe nxitja drejt Shengenit Rajonal

12 Oct 2020 18:12
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama bisedoi sot me Kancelaren gjermane Angela Merkel mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal.

Gjithashtu në bisedën që zgjati rreth 60 minuta mes Ramës dhe Merkelit u fol mbi progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE.

“Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor”, u shpreh Kryeministri Rama pas bisedës.

Reklamë Ola

“Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme! Faleminderit Angela”, theksoi Kryeministri Rama.

Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Gjatë bashkëbisedimit, u theksua se reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x