Defekt në linjën kryesore të ujësjellësit, Drejtori i UKT-së Flauers Shoshi në terren për riparimin e avarisë

27 Aug 2026 21:57
Shpërndaje:

Një defekt i rëndë në linjën e transmetimit DN 1100 mm, e cila furnizon depot përfundimtare të qytetit të Tiranës, ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit.

Menjëherë pas konstatimit të avarisë, ekipet e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë kanë nisur punën për riparimin e defektit, ndërsa në terren ndodhet edhe drejtori i UKT-së, Flauers Shoshi, i cili po ndjek nga afër operacionin dhe po koordinon punimet me grupet teknike.

Sipas UKT-së, ndërprerja e furnizimit prek përkohësisht zonat e Selitës, Kodrës së Diellit, Astirit, Yzberishtit, Pallateve Çabej, Kodër Kamzës dhe Fushës së Misto Mames.

Reklamë Ola

Punimet po vijojnë me intensitet të lartë për eliminimin e defektit dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal me ujë për banorët e zonave të prekura.

Drejtori Flauers Shoshi është parë në terren së bashku me specialistët e UKT-së, duke ndjekur nga afër çdo fazë të ndërhyrjes, ndërsa ekipet vijojnë punën pa ndërprerje deri në normalizimin e plotë të situatës.

Reklamë InterMedika