×
Sunday, September 26, 2021

“Projekti i financuar nga BE me 5.7 milion euro”/ Soreca: Shqipëria, hartë të re të regjistrimit të pronës

September 14, 2021

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Luigi Soreca ka njoftuar se Shqipëria do të ketë një hartë të re për regjistrimin e pronave. Me anë të një postimi në Twitter, Soreca shkruan se falë mbështetjes së BE-së dhe projektit me 5.7 milion euro në Shqipëri do të përmirësohet siguria ligjore si dhe do të promovohen më shumë investime të huaja.

Postimi i Plotë: Falë ndihmës së Bashkimit Evropian, Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës. Me 5.7 milion €, Programi i Bashkimit Evropian do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja.

Kjo është një reformë vendimtare për popullin shqiptar dhe për integrimin në Bashkimin Evropian.

Eunews.al

Comments are closed.