×
Wednesday, December 11, 2024

Presidenti i PE Sassoli do të vetëizolohet: 14 ditët e ardhshme do të punoj nga shtëpia në Bruksel

March 10, 2020


Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, ka thënë se ai do të punojë nga shtëpia për dy javët e ardhshme pasi vizitoi Italinë në fundjavë dhe do të ndjekë masat për vetëizolim.

Sassoli i cili është italian nga Firence thotë se kjo është një situatë delikate për të gjithë por koronavirusi nuk mund të bllokojë demokracinë prandaj ai do vijojë të ushtrojë detyrat e tij si President i PE nga shtëpia e tij.

“Këshillat e reja të paraqitura nga qeveria italiane shtrin zonën e mbrojtur në të gjithë territorin kombëtar. Kjo ka pasoja të rëndësishme për sjelljen e eurodeputetëve italianë. Për këtë arsye, unë kam vendosur pasi kam qenë në Itali gjatë fundjavës së fundit, si masë paraprake, të ndjek masat e treguara dhe të ushtroj funksionin tim si President nga shtëpia ime në Bruksel në përputhje me 14 ditët e treguara nga protokolli shëndetësor .Covid-19 i detyron të gjithë të jenë përgjegjës dhe të jenë të kujdesshëm. Është një moment delikat për të gjithë ne. Parlamenti do të vazhdojë të punojë për të ushtruar detyrat e tij. Asnjë virus nuk mund të bllokojë demokracinë. “.- tha Sassoli.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments