Poloni, rihapen kafenetë dhe restorantet

13 May 2020 19:06
Shpërndaje:

Polonia po fillon rihapjen e parukerive, kafeneve dhe restorantet, si edhe të shkollave për fëmijët e vegjël, tha sot kryeministri Mateusz Morawiecki, duke njoftuar masa të mëtejshme të rihapjes, pavarësisht një rritje të vogël të numrit të infektimeve me koronavirus.

Megjithatë, Morawiecki theksoi se përdorimi i maskës mbrojtëse jashtë dhe distancimi social do të mbeten të detyrueshme edhe pas 18 majit, data e hyrjes në fuqi e dispozitave të reja.

Polonia autorizoi javën e kaluar rihapjen e hoteleve, qendrave tregtare dhe të kujdesit për fëmijë.

Reklamë Ola

Masat kufizuese hynë në fuqi në mes të marsit për të frenuar përhapjen e koronavirusit, i cili, sipas autoriteteve, ka shkaktuar vdekjen e 847 personave dhe ka infektuar më shumë se 17 000 të tjerë.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x