Plani franko-gjerman për rimëkëmbjen e BE-së,ambicioz dhe i mirëpritur”

19 May 2020 14:35
Shpërndaje:

Shefja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, e mirëpriti propozimin e Gjermanisë dhe Francës për një fond, në vlerë prej 500 miliardë dollarësh, për rimëkëmbjen e Bashkimit Evropian nga koronavirusi.

“Plani franko-gjerman është ambicioz dhe i mirëpritur”, tha Lagarde në një intervistë për katër gazeta evropiane.

Është “dëshmi e frymës së solidaritetit dhe përgjegjësisë”, e nxitur së voni nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha Lagarde.

Reklamë Ola

Pa të, shtoi ajo, nuk do të kishte perspektivë për rritje të solidaritetit dhe koordinimit financiar.

Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, propozuan të hënën krijimin e fondit të rimëkëmbjes, për të lehtësuar pasojat e pandemisë së koronavirusit në vendet anëtare të BE-së.

Reklamë InterMedika

Propozimi u pa si shprehje e unitetit në kohën kur shumë vende evropiane kanë nisur të rihapin ekonomitë, dy muaj pas izolimit.

Merkel dhe Macron e cilësuan atë si një “hap të madh përpara” dhe thanë se Komisioni Evropian gjithashtu do të lejohet të huazojë më shumë para në tregjet financiare, në emër të Bashkimit Evropian.

Fondi i ri ka ende nevojë për miratimin e të 27 vendeve anëtare të BE-së.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x