Parlamenti i Danimarkës miraton fondet për provat njerëzore të vaksinës anti COVID-19

11 Nov 2020 19:50
Shpërndaje:

Parlamenti danez ka miratuar financimin e një vaksine eksperimentale në zhvillim në vend për përdorim kundër COVID-19, njoftoi sot Agjencia daneze e Shëndetit.

“Vaksina ka treguar rezultate premtuese në fazën fillestare të zhvillimit dhe provës dhe tani është gati për provën e saj të parë njerëzore”, tha zhvilluesi i vaksinës, “Instituti Shtetëror i Serumit” (SSI).

“Është e rëndësishme që Danimarka të kontribuojë në kërkimin dhe zhvillimin e vaksinave kundër COVID-19 pasi që potencialisht mund të ndihmojë në sigurimin e një përzgjedhje më të gjerë të vaksinave”, shtoi ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke.

Reklamë Ola

Nëse rezultatet mbeten premtuese, vaksina do të testohet në grupe më të mëdha, para se të shqyrtohet nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA), rregullatori i Bashkimit Europian, për aprovim të mundshëm.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x