×
Monday, February 17, 2025

OBSH: Sjellja e rinjve ka çuar në rritjen e rasteve në Europë

July 29, 2020


Të rinjtë mund të jenë shkaku i fuqizimin të epidemisë së
koronavirusit. Dr Hans Kluge, drejtor rajonal i Europës për
Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH), thotë se infeksionet në
rritje në mesin e të rinjve mund të jetë arsyeja e rritjes së rasteve të
reja në të gjithë kontinentin.

Ai deklaroi sot për “BBC Radio 4” sot se autoritetet duhet të komunikojnë më mirë me anëtarët e rinj të shoqërisë.
“Shumë vendeve po përjetojnë rritje të rasteve të reja. Ajo që ne dimë se është se përkeqësimi i pandemisë ka ardhur si pasojë e ndryshimit në sjelljen njerëzore,” tha ai. Ne po marrim raporte nga disa autoritete shëndetësore të një proporcioni më të lartë të infeksioneve të reja në mesin e të rinjve.”
Dr Kluge tha se si baba i dy vajzave adoleshente e kuptonte se të
rinjtë “nuk duan të humbasin verën”.
Por ai shtoi se “të rinjtë kanë një përgjegjësi ndaj vetvetes, prindërve,
gjyshërve dhe komuniteteve të tyre”.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments