Një valë e dytë koronavirusi”, Trump i vendosur: SHBA nuk do izolohet sërish

22 May 2020 12:39
Shpërndaje:

Amerikanët presin që vjeshtën e këtij viti vala e dytë e koronavirusit të godasë sërish vendin. Megjithatë për presidentin Donald Trump vendi nuk do izolohet edhe në rast se kjo ndodh.

Sipas CNN, ky reagim i kreut të Shtëpisë së Bardhë erdhi pasi 2.4 milionë amerikanë u shtuan në listën e të papunëve këtë të enjte, kjo si pasojë e kyçjes së bizneseve.

Për Trump, kjo pandemie duhet krahasuar me një vatër zjarri e cila brenda nëntë javëve ka lënë pa punë 38 milionë banorë.

Reklamë Ola

Ekspertët vendës kanë paralajmëruar se koronavirusi  mund të vazhdojë të përhapet edhe në muajt e vjeshtës dhe dimrit, por sipas tyre atëherë do të ishte më i vështirë për t’u luftuar pasi do përplasej edhe me virozat e tjera stinore.

Nga ana tjetër të gjitha shtetet e SHBA-së kanë nisur të rihapin bizneset.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x