NATO: Krizë e paprecedentë, do ta kapërcejmë së bashku


Kjo është një krizë e paprecedentë, në të kaluarën kemi kapërcyer kriza dhe së bashku do ta kapërcejmë edhe krizën e koronavirusit, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ai ngushëlloi familjet e viktimave dhe shprehu solidaritetin me ata që vuajnë nga virusi si edhe mirënjohjen për të gjithë ata që punojnë në sektorin e shëndetësisë.
”Kjo është një kohë kur rezistenca jonë është vënë në provë dhe po testohet në kufijte e saj”, theksoi Stoltenberg.
”Qeveritë tona aleate kanë marrë masa të pashembullta, ndërkohë që po vihen re pasojat e para të thella ekonomike”, shtoi ai.
Më pas, Stoltenberg përmendi masat e forta dhe parandaluese të miratuara nga NATO-ja, si për shembull në selinë në Bruksel për të kufizuar rreziqet dhe përhapjen e virusit dhe për të siguruar që puna vazhdon.
Eunews.al

