×
Wednesday, August 10, 2022

Metodologjia e re e zgjerimit Rama: Nuk pres asgjë, Shqipëria nuk do të qajë tek dera e Europës

February 7, 2020

Në një invervistë për AFP kryeministri Rama është shprehur se nuk pret asgjë nga metodologjia e re e BE apo nga Samiti i Zagrebit në Maj.
Rama është shprehur se Shqipëria nuk do të qëndrojë prapa derës së Europës dhe të qajë por do të vijojë përpjekjet e saj të duhura për veten e saj dhe jo për BE-në.


Po ashtu kryeministri shprehet i bindur se Shqipëria bëri më shumë nga ccdo vend tjetër për negociatat që iu mohuan nga Franca dhe Macron në tetor të 2019. Por ai shprehet optimist vetëm për Konferencën e Donatorëve më 17 shkurt për donacionet për të Rindërtimin.

Fatura e dëmeve është 985 milion euro por Rama shprehet se “Ne e vlerësojmë organizimin e kësaj konference dhe shpresojmë që do të jetë e suksesshme”.
Por pavarësisht përpjekjeve dhe reformave të Shqipëirisë Rama qëndron me këmbë në tokë ”Por të thuash që shqiptarët do të bëhen si suedezët, nuk mendoj se kjo do të ndodhë”.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments