×
Monday, December 9, 2024

Macron falenderon landin gjerman për kujdesin ndaj pacientëve francezë me COVID-19

April 24, 2020


Presidenti francez, Emmanuel Macron falenderoi landin gjerman të North Rhine Westphalia për kujdesin e treguar ndaj pacientëve francezë me koronavirus.

Në një letër drejtuar kryeministrit të këtij landi, Armin Laschet, Macron vlerësoi angazhimin e madh me të cilin North Rhine Westphalia po ndihmonte Francën në një situatë të tillë të vështirë.

Letra e Macron, fillon me një adresim zyrtar ku shkruhej “Cher Armin!” (I dashur Armin!).

“Të infektuarit, të cilët u diagnostikuan me simptoma të rënda, në këtë mënyrë mund t’i jepet kujdesi më i mirë i mundshëm mjekësor”, theksoi Macron.

Në fund të marsit, tetë pacientë me simptoma të rënda u transferuan nga Metz në qytetin gjerman të Essenit, që ndodhet pranë kufirit francez.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments