Lukashenko takohet me opozitarët e burgosur

10 Oct 2020 20:47
Shpërndaje:

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko u takua sot me disa anëtarë të burgosur të opozitës dhe këshillit të saj koordinues, që kërkon të negociojë një tranzicion paqësor të pushtetit në vend.

Menaxheri i bankës dhe politikani Viktor Babariko ishte anëtari më i njohur i opozitës që mori pjesë në takim.

Ai kishte dashur të garonte kundër Lukashenkos në zgjedhjet presidenciale, por përfundoi në burg përpara se fushata zgjedhore të fillonte me të vërtetë.

Reklamë Ola

Pjesëmarrësit thuhet se ranë dakord të heshtnin për ato që ishin diskutuar.

Sipas informacionit nga portali opozitar “Nexta”, ndryshimet kushtetuese ishin një nga temat e bisedimeve.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x