Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare publike, e cila nis në orën 10:00.
Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë fillimisht miratimin e procesverbalit të seancës së datës 23 korrik, si dhe njoftimet zyrtare.
Në vijim, pritet të votohet projektvendimi për ndryshimin e vendimit nr. 87/2026 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.
Projektvendimi do të miratohet me shumicë të thjeshtë votash, në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

