Kuvendi mblidhet në seancë plenare, në rend dite 6 interpelanca me ministra dhe kryeministrin Rama

11 Jun 2026 11:03
Shpërndaje:

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën e radhës plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar gjashtë interpelanca me anëtarë të qeverisë dhe kryeministrin Edi Rama.

Interpelanca e parë do të mbahet me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, me kërkesë të deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kërkojnë sqarime lidhur me planin e zhvillimit të zonës së Zvërnecit.

Po ashtu, opozita ka thirrur në interpelancë ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, për të raportuar mbi ngjarjen e rëndë në Lozhan të Maliqit, ku humbi jetën në krye të detyrës efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, ndërsa u plagos kolegu i tij, Edison Adri.

Reklamë Ola

Një tjetër interpelancë do të zhvillohet me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Kërkesa është paraqitur nga deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, i cili kërkon sqarime lidhur me projektin Durana Park.

Ndërkohë, deputeti Agron Shehaj ka kërkuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama për koncesionin që lidhet me projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e aksit rrugor Thumanë–Vorë–Kashar.

Reklamë InterMedika

Në fokus të seancës do të jetë edhe ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili është thirrur në interpelancë nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri. Ata kërkojnë shpjegime lidhur me ekzekutimin e detyrimeve financiare dhe procesin e mbledhjes së gjobës prej 120 milionë eurosh ndaj kompanisë “Bankers Petroleum”.

Seanca pritet të shoqërohet me debate mes mazhorancës dhe opozitës për disa prej çështjeve më të diskutuara të javëve të fundit, duke përfshirë investimet strategjike, projektet infrastrukturore dhe çështjet e sigurisë publike.