×
E martë, 24 Nëntor, 2020

Kryetari i Parlamentit të Izraelit, Yariv Levin: Të inspirohen edhe vende të tjera të Ballkanit nga Shqipëria

28 Tetor, 2020

Kryetari i Parlamentit të Izraelit, Yariv Levin gjatë fjalës së tij në Forumin e antisemitizmit bëri thirrje që të gjitha vnedet e Ballkanit të marrin shembull nga Shqipëria që miratoi rezilutën kundër Antisemitizmit.

Ai tha se pavarësisht se sot në qendër të urrejtjes janë hebrenjtë, në raste të tjera mund të jenë njerëz të ndryshëm ,ndaj i duhet thënë jo njëherë e përgjithmonë, urrejtjes dhe antisemitizimit.

“Shqipëria ka një histori të gjatë kundër Antisemitizmit, nuk është e rastësishme që sot ka marrë rolin e liderit për të diskutuar për këtë çështje. Të gjithë e dinë përpjekjen e shqiptarëve që strehuan hebrenjtë duke e bërë të vetmin vend me popullsi më të lartë hebrenjsh në vitin ’45. Leksionet e asaj kohe vijnë sot më të forta në veshët tonë. Antisemitizmi nuk është larguar kurrë por është nxitur në disa forma, ata mund të fshihen pas lëvizjeve të ndryshme sociale, të tjerë e bëjnë duke përgëzuar nazizmin që solli historinë më të tmerrshme, përmes platformave në internet. Ne duhet të pyesim vetën në mënyrë të ndershëm: Si kemi arritur deri këtu dhe çfarë duhet të bëjmë?

Parlamentet kanë një rol të rëndësishëm ,të promovojnë projekte dhe ligje antisemite. Vlerësoj rolin e Parlamentit shqiptar që miratoi rezolutën e Antisemitizmit uroj të që të inspirohen vende të tjera në Ballkan e më gjerë.

Miq të dashur shpresoj që një bashkëpunim më i madh mes miqve të rinj e të vjetër do sjellë më shumë forcë, nuk është thjesht problem hebre por shenjë racizmi, urrejtje. Mos ndaloni, sot ata janë hebrenj, nesër mund të jenë të ndryshëm. Ne si drejtues të botës kemi detyrim të luftojmë antisemitizmin, urrejtjen: I bëjmë thirrje qytetarëve të botës: Thuajini jo diskriminimit, thuajini jo antisemitizmit”.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për