×
Wednesday, August 10, 2022

Kryeministri britanik, Boris Johnson preket nga Koronavirusi

March 27, 2020

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka rezultuar pozitiv me koronavirus.Në një video të postuar në Twitter, kryeministri konfirmoi se kishte simptoma të lehta, temperaturë dhe kollë të vazhdueshme gjatë 24 orëve të fundit dhe me këshillin e mjekut, atij iu mor tamponi, ku pas përgjigjes së testit, rezultoi povitiv me COVID-19.

Johnson tha se është i vetëkarantinuar dhe se do të vazhdojë punën nga shtëpia e tij.

“Gjatë 24 orëve të fundit kam pasur simptoma të lehta dhe rezultova pozitiv me koronavirus. Tani jam i izoluar, por do të vazhdoj të punoj përmes video-konferencave, ndërsa luftojmë kundër këtij virusi. Së bashku do ta mundim”, u shpreh kryeministri britanik.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments