×
Tuesday, January 21, 2025

Koronavirusi, infermierët shqiptarë përfundojnë me sukses misionin e ndihmës në Itali

May 9, 2020


Gjashtëdhjetë infermierët shqiptarë të cilët vajtën në Itali për të ndihmuar në situatën e pandemisë së COVID-19, përmbyllën misionin e tyre ditën e sotme duke u kthyer sërish në atdhe.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, shpërndau në Twitter foto të disa prej infermierëve pak pasi ata kishin mbërritur në aeroportin e Rinasit, atje ku u pritën nga kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli. 

“Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian
Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet #covid në zonën e Marche, Itali.” #KrenarePërInfermierët#BASHKË

View image on Twitter
View image on Twitter
View image on Twitter
View image on Twitter

Stafi shqiptar i infermierëve ishte në rajonin e Markes në Ankona të Italisë që prej 21 prillit. Ata u nisën për kthim paraditen e së shtunës.

Forca të policisë së Guardia di Finanza dhe Kryetari i Këshillit të qarkut, Angelo Sciapichetti, i shoqëroi në aeroport duke i falenderuar në mënyrë të veçantë për kontributin e tyre disa-javor në shërbim të të sëmurëve me COVID-19 në këtë rajon.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments