×
Tuesday, February 11, 2025

Koronavirusi, bien sërish bursat europiane

June 15, 2020


Bursat europiane e filluan sot javën me vlera në rënie, edhe pse me humbje të kufizuara, të shqetësuara nga rastet e reja të infektimeve me COVID-19 në Kinë dhe SHBA.

Me përjashtim të Bursës së Milanos, me + 0,43%, indekset e tjera europiane përfunduan në të kuqe: Parisi me -0,49%, Frankfurti me -0,32, Londra me -0,66% dhe Madridi me 0,46%.

“Rritja e rasteve të COVID-19 në disa vende ka nxitur frikën e një valë të dytë. Në fund të javës së kaluar, investitorët qenë të shqetësuar për gjendjen shëndetësore në SHBA dhe gjatë fundjavës, në Pekin u vendos një kontroll i pjesshëm”, tha David Madden, analist në “CMC Markets”.

Rivlerësimi në indekse, që filloi në mes të marsit, bazohej në pritshmërinë e një rimëkëmbjeje të shpejtë të aktivitetit ekonomik pa ringjalljen e një valë të dytë epidemike.

Sidoqoftë, ky skenar duket i kompromentuar, nën dritën e parashikimeve të përditësuara nga institucionet kryesore ekonomike, që presin një rrugë të gjatë përsa i përket rimëkëmbjes ekonomike.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments