×
Thursday, March 27, 2025

Koronavirusi, bien ndjeshëm bursat europiane

June 24, 2020


Bursat europiane ranë ndjeshëm sot, të ndikuara nga zhvillimi i pandemisë së COVID-19, rifillimi i tensioneve tregtare dhe parashikimet edhe më të errëta të FMN-së.

Kështu, indeksi gjerman Dax humbi me -3,43% dhe ai britanik FTSE-100 me -3,11%.

Parisi ra me -2,92%, Madridi me -3,27% dhe Milano me -3,42%.

“Tregjet europiane të aksioneve janë të shqetësuara nga një valë e dytë e mundshme e COVID-19, kjo mbetet tema e tyre e madhe. Ato janë veçanërisht të ndjeshme ndaj njoftimeve e reja nga përtej Atlantikut, ku disa shtete amerikane janë prekur shumë”, theksoi Alexandre Baradez, një analist nga “IG France”.

“Përveç shqetësimeve në lidhje me pandeminë, ekzistojnë edhe një sërë lajmesh të tjera negative që gjenerojnë paqëndrueshmëri dhe rëndojnë mbi indekset, siç është tensioni ende i lartë mes SHBA-së dhe Kinës”, shtoi ai.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments