×
E martë, 24 Nëntor, 2020

Kompanitë amerikane në mëshirën e pandemisë

12 Korrik, 2020

Nën ndikimin e shpërthimit të pandemisë në SHBA që nga marsi, kompanitë amerikane kanë pësuar ngarkesën e plotë të pasojave të mbylljes në tremujorin e dytë.

“Fitimet e 500 kompanive më të mëdha të listuara në Wall Street pritet të bien, përgjithësisht, me 44%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha kabineti “Factset”.

Megjithatë, është e ndërlikuar të përcaktohet se cili mund të ketë qenë ndikimi i një krize shëndetësore të pashembullt në veprimtarinë e secilës kompani.

Kështu, për shembull, sektorët e njohur si teknologjia dhe shëndeti, presin që fitimet e tyre të bien vetëm me 10% ose më pak, në krahasim me kompanitë e energjisë, apo ato që varen nga shpenzimet diskrete, si dyqanet e rrobave, të makinave, të biletave të avionëve”, tha Nate Thooft, kreu i Strategjisë së Investimeve për “Manulife Asset Management”.

Sipas ekspertëve, grupet që e përshtatën shpejt veprimtarinë e tyre, ishin ato që qenë në gjendje t’i kufizonin dëmet më shumë ndikimet e kësaj pandemie.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për