Opozita është larguar nga salla e Kuvendit gjatë seancës së parë të sesionit të ri parlamentar, duke kundërshtuar vijimin e procedurës për zgjedhjen e Evis Kushit në postin e nënkryetares së Kuvendit.
Propozimi për Evis Kushin u paraqit nga Taulant Balla, pasi posti mbeti vakant pas kalimit të Klodiana Spahiut në drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Opozita refuzoi të vijonte me votimin e propozimit dhe më pas deputetët e saj u larguan nga salla, duke braktisur seancën e parë të sesionit të ri parlamentar.
Më herët, Kuvendi votoi Klodiana Spahiun si ministre të re të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Pas përfundimit të kësaj procedure dhe largimit të opozitës nga salla, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi mbylljen e seancës plenare.


