×
Saturday, August 1, 2020

“Këpuca e Artë”, rikthehet në Serinë A pas 13 vitesh

August 1, 2020

Tani është zyrtare: Ciro Immobile ka fituar edicionin 2020 të Këpucës së Artë.

Kundërshtari i fundit që i kishte mbetur ishte Cristiano Ronaldo, të cilit do t’i ishte dashur një poker kundër Roma-s për ta kapur, por mungesa e grumbullimit të portugezit për ndeshjen e fundit të Serisë A ka dekretuar triumfin e sulmuesit bardhekaltër.

Me 35 gola të realizuar (deri tani) dhe 70 pikë në total është ai golashënuesi më i mirë i këtij sezonit. Titulli kthehet në Itali pas 13 vitesh dhe mbetet në kryeqytet: i fundit që e ka fituar, në fakt, ka qenë Francesco Totti në sezonin 2006/07.

Nga ajo kohë ka qenë një dominim i La Liga-s dhe, natyrisht, i dyshes Messi-CR7: në 2008-ën e ka fituar portugezi me fanellën e Manchester United, më pas, nga 2009-ta në 2019-ën, vetëm triumfe spanjolle.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për