KE propozon skemën gjermane. Si duhet të punohet për të ndihmuar kompanitë
Komisioni Evropian ka propozuar një skemë pune me pak orë, për të shmangur papunësinë masive në të gjithë bllokun gjatë pandemisë nga koronavirusi.
Skema, e cila është modeluar në programin “Kurzabeit” të Gjermanisë, u njoftua nga kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një video-mesazh.
Ajo nuk konfirmoi se si do të financohej, por tha se do të garantohet nga të 27 vendet e BE.
“Falë skemës së propozuar nga Komisioni, më shumë njerëz do të mbajnë punë gjatë epidemisë, ata do të kthehen në punë të plotë sa më shpejt që bllokimi të përfundojë”, shpjegoi von der Leyen duke shtuar se,
“Skema e re e BE-së është thelbësore për rifillimin e motorit ekonomik të Evropës”.
Ajo sqaroi se “Kompanitë po u paguajnë pagat punonjësve të tyre, edhe nëse, tani, ata nuk po fitojnë para. Eyropa tani do të vijë në mbështetjen e tyre, me një iniciativë të re. Ka për qëllim të ndihmojë Italinë, Spanjën dhe të gjitha vendet e tjera që janë goditur shumë. Dhe do ta bëjë këtë falë solidaritetit të vendeve të tjera anëtare”, tha ajo.
Sipas skemës gjermane, qeveria paguan një pjesë të pagave të një punëtori kur kompanitë i ulin orët e tyre gjatë një ngadalësimi prodhimi për t’i parandaluar ata të humbnin punën e tyre. Detaje të tjera të planeve do të jenë në dispozicion të enjten, sipas Komisionit Europian.
Eunews.al