Kanada, bashkëshortja e kryeministrit Trudeau shërohet nga COVID-19
March 29, 2020



Shërohet nga COVID-19 Sophie Trudeau. Lajmin e ka dhënë vetë bashkëshortja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau me anë të një video të postuar në Instastoy. Ajo dy javë më parë ishte infektuar me COVID-19.
Sophie Trudeau paraqiti problemet e para pasi u kthye nga një udhëtim në Britaninë e Madhe, ku ndodhej për arsye të agjendës së saj si zonja e parë e vendit amerikano-verior.
Më pas bëri edhe testin ku rezultoi pozitive. Kjo detyroi edhe kryeministrin kanadez të qëndronte i izoluar në rezidencën e tij.
Kryeministri Trudeau deklaroi gjithsesi se është aktiv dhe po merr pjesë online në të gjitha mbledhjet, edhe në atë kushtuar pikërisht koronavirusit.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments