Irani: Hakmarrja pas vrasjes së Haniyeh vetëm çështje kohe

01 Aug 2024 18:18
Shpërndaje:

Udhëheqja iraniane do të kryejë një “gjakmarrje” kundër Izraelit, paralajmëroi një komandant i lartë iranian, duke thënë se ishte vetëm një çështje e vendosjes së kohës së duhur për hakmarrje.

“E vetmja siguri është se sionistët do të pendohen ashpër për këtë akt”, tha Mohammad Bagheri, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Iraniane.

Irani shpesh i referohet Izraelit si ”sionistë” ose ”regjim sionist”.

Reklamë Ola

Kërcënimi vjen pas vrasjes nga Teherani të Ismail Haniyeh, liderit të grupit islamik palestinez Hamas, të mërkurën në mëngjes.

Irani dhe aleatët e tij Hamasi e konsiderojnë Izraelin përgjegjës.

Reklamë InterMedika

Izraeli ende nuk e ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë.